E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni bie në Francë, 2-1 me Bordonë

Edhe pse kaluan të parët në epërsi që në minutën e gjashtë, pas një autogoli të Ciani, gjermanët nuk arritën të dalin fitues në këtë takim. Është përsëri mbrojtësi vendas që korrigjon gabimin 20 minuta më pas, me një supergol me finte, duke rikthyer barazpeshën në stadiumin “Shaban Delmas”.

Bajerni luajti në pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, pasi në minutën e 30-të, Tomas Muler del me karton të kuq. Vetëm pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, zhirondinët përmbysin gjithçka me anë të Planus.

Me këtë fitore, Bordoja hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Shtatë pikë kanë francezët, duke lënë në vend të dytë Juventusin me pesë dhe Bajernin e Mynihut me katër pikë.

Nga ana e tyre, bavarezët duhet të fitojnë patjetër në takimin e radhës në “Allianz Arena” po përballë Bordosë, për të mos humbur mundësinë e kalimit të grupit. Bavarezët rrezikojnë seriozisht nëse nuk marrin tri pikët në fushën e tyre dhe nëse Juventusi fiton në Izrael kundër Makabit.

Bordo 2 – 1 Bajern Mynih (Ciani 27’, Planus 40’ / Ciani 6’ (a.g)

Bordo: Carrasso; Chalmé, Ciani, Planus, Tremoulinas; Fernando, A. Diarra; Plasil (Gouffran 85’), Gourcuff, Wendel (Jussie 85’); Chamakh. Trajner: L. Blank

Bajern Mynih: Butt; H.Altintop, Van Buyten, Badstuber, Lahm; Tymoshchuk; Van Bommel, Schëeinsteiger; T.Müller; Toni, Klose. Trajner: L. Van Gal

Gjyqtar: T. Hauge (Norvegji)

Kartonë të verdhë: Chamakh, Gourcuff / Tymoshchuk, Badstuber

Kartonë të kuq: T.Müller, Van Buyten

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›