E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Partitë t´i kthehen bashkëpunimit për reformat!

“Bëj një thirrje për të gjithë partitë politike ti rikthehen këtij momenti, i cili nuk kërkon fjalë. Kërkon kohezion politik, bashkëpunim dhe profesionalizëm. Nuk janë të pakta rastet kur një pjesë e gjyqtarëve janë të devotshëm dhe janë absulutisht jo pjesëmarrësh në interesa të mëdha publike”, tha presidenti Topi para pak momentesh, duke shtuar se politika e ka detyrim të merret me reformat.

Ai ka bërë apel që të merren parasysh vërejtjet e raportit të Bashkimit Evropian. Kreu i shtetit tha më tej, se janë bërë hapa të rëndësishëm në pavarësinë e gjyqësorit, por ka shtuar se duhet ende shumë punë për të përmbushur standardet e kërkuara.

I pranishëm në konferencën për drejtësinë e organizuar nga EURALIUS, presidenti Topi tha se pavarësia e gjyqësorit fillon nga pavarësia personale, duke theksuar se gjyqtarët duhet të kenë standarde të larta profesionale.

“Transparencë do të thotë transparencë deri në fund, në mënyrë që të gjithë të jenë pjesë e një konkurrence të lirë. Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të vlerësohet me përgjegjshmëri”, tha më tej Topi, teksa ka folur për metodën e përzgjedhjes së gjyqtarëve në gjykatat e vendit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›