Bajerni i Mynihut mposht 2-1 Sitin dhe fiton Kupën “Audi”
Bajerni i Mynihut tregon karakter. Pas humbjes së Superkupës së Gjermanisë me Dortmundin, kampionët e Europës dhe të Gjermanisë janë rikthyer me një trofe, teksa kanë fituar Kupën “Audi”, pasi mundin në finalen e gjigantëve, Mançester Sitin, duke dominuar në lojë, pavarësisht se ju desh përmbysja për të thyer anglezët. Guardiola ka hedhur nga minuta e parë treshen e mrekullive, Roben-Riberi-Shvajnshtajger. Të parët kalojnë në avantazh anglezët me anë të Negredos (61’). Bajerni nuk e vonon barazimin, dhe pesë minuta më pas gjithçka vihet në barazpeshë, falë Mylerit, që shënon nga pika e bardhë. Mandzukiç më pas shënon golin e fitores (73’). Përfundimisht, 2-1 duke i dhënë trofeun Bajernit. Më parë Milani mposhti Sao Paolon 1-0, me gol të Boatengut. (E.Ilnica/balkanweb)