E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bajerni ka akord me Tah, ja shifrat e operacionit

Xhonatan Tah do të jetë një lojtar i Bajernit të Mynihut. Mbrojtësi i Bajer Leverkusen thuhet se ka arritur akordin me drejtuesit e Bajernit, të cilët e kontaktuan në momentin që Erik Dajer pranoi ofertën e bërë nga Monako.

Sipas shtypit gjerman, Xhonatan Tah, i cili është në ditët e fundit të kontratës me Bajerin, do ti kushtojë arkave të klubit bavarez plot 15 milionë euro. Shifra do ti kalojë lojtarit në formë bonusi. Sa i përket pagës vjetore mendohet se mbrojtësi do të paguhet me rreth 12 milionë euro në sezon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›