Bajerni mposht Dortmundin me një dopio Levandovski dhe “arratiset”

Bayern fiton ndeshjen e madhe të Bundesligës kundër Borussia Dortmundit me një rezultat emocionues 3-2 dhe krijon një distancë në renditjen e kampionatit gjerman. Në Iduna Park loja shkëlqen që në fillim. Pas vetëm 5 minutash Brandt merr një pasim nga Bellingham, dhe kalon verdhezinjtë në avantazh. Megjithatë, pas vetëm 4 minutash, Hummels gabon dhe Müller nis një kundërsulm dhe i shërben Lewandowskit topin që polaku e transformon menjëherë në 1-1. Haaland shpërdoron avantazhin e ri në kundërsulm, Bayern shtyn me vendosmëri dhe parakalon në minutën e 44-të me Coman, i zoti në realizim (me ndihmën e një devijimi) pasi gjeti topin e karamboluar në zonë.
Borussia u kthye në fushë në pjesën e dytë me impenjimin e duhur dhe menjëherë barazoi me Haaland, perfekt në goditjen në këndin e djathtë pas një prekjeje nga Bellingham. Pesëmbëdhjetë minuta nga fundi, episodi që vendos lojën: Hummels prek me krah zhvillimet e një këndi, arbitri akordon penalltinë me ndihmën e VAR. Nga pika e bardhë, Lewandowski mposht Kobel (i cili e prek topin por nuk e devijon) dhe shënon 3-2 vendimtare. Bayern arrin të mposhtë kështu një rival direkt, duke rritur largësinë në katër pikë.