Bylis bllokohet ndaj Tërbunit, humbet Korabi

Java e 12-të e Kategorisë së Parë prodhoi sa rezultate të bukura aq edhe interesante. Nëse fillimisht u mendua se skuadra e Bylisit e kishte vrarë në një farë mënyre kampionatin, nuk është kështu. Këtë fundjavë skuadra ballshiote bllokohet në një 0-0 në transfertë ndaj Tërbunit, duke e bërë tashmë situatën tepër interesante sa i përket vendit të parë. Erzeni e sheh kreun vetëm 3 pikë larg, sepse ndaj Lushnjes në Tofik Jashari, skuadra drejtuar nga Nevil Dede fiton ndaj Lushnjes me shifrat 4-1.
Një disfatë e rëndë për skuadrën e Gjylës që tashmë ndodhet në vendin e 13-të, pozicion që të çon në një Kategori më poshtë. Korabi ndalet në momentin që nuk duhet, skuadra dibrane mundet nga Apolonia me shifrat 3-2 dhe disfata erdhi vetëm në katër minutat e fundit ku ekipi i Mërgjyshit pësoi një shthurje duke pësuar dy gola të shpejtë. Nga kjo humbje e Korabit mund të buzqëqeshë Tomori që fitoi ndaj Besëlidhjes me shifrat 1-0 dhe tashmë e sheh vendin e tretë tre pikë larg.
REZULTATET
Tërbuni Bylis 0-0
Erzeni-Lushnja 4-1
Apolonia-Korabi 3-2
Shkumbini-Pogradeci 1-1
Maliqi Turbina 1-1
Tomori-Besëlidhja 1-0
Butrinti-Besa 1-0