E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni shkatërron Sportingun brenda në Lisbonë

Lisbonë - Bajerni i Mynihut arrin që në ndeshjen e parë të 1/8-ve të sigurojë kualifikimin për në çerekfinale. Bavarezët e drejtuar nga Jurgen Klisman shkatërruan Sportingun brenda në Lisbonë me rezultatin e thellë 5-0.

Heronjtë e gjermanëve në këtë takim ishin Frenk Riberi dhe Luka Toni me dygolëshat e tyre. Për të plotësuar pesëshen mendoi edhe sulmuesi tjetër, Miroslav Klose. Me rezultatin e arritur mbrëmë në transfertë Bajerni i Mynihut e ka thuajse të siguruar kalimin për në turin tjetër. Ndeshja e “Alianc Arenës” pritet të jetë thjesht një formalitet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›