E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli gjunjëzon Realin në “Santiago Bernabeu”

Madrid - Superndeshja e “Santiago Bernabeut” mes Realit dhe Liverpulit ka njohur triumfues këta të fundit në përfundim të 90 minutëshit. Liverpuli i drejtuar nga Rafa Benitez është treguar më i saktë përballë madrilenëve, duke arritur një fitore 1-0 në transfertën e vështirë. Goli i shënuar nga Benajun në minutën e 82-të i ka rritur shumë mundësitë e skuadrës angleze për të kaluar në turin tjetër.

Ndeshja e ardhshme, e cila do të zhvillohet pas dy javësh në “Amfild” do të vendosë përfundimisht se cila nga dy skuadrat më të lavdishme të kontinentit do të ketë mundësinë për të kaluar në çerekfinale. Me këtë fitore Liverpuli e ka hedhur një këmbë për në turin pasardhës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›