E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni shpalos pokerin Shalke turperohet ne Lautern

Bajerni i Munihut ka mposhtur 4-1 Frankfurtin dhe u ngjit keshtu ne vendin e peste ne kuoten e 23 pikeve 14 pike pas Dortmundit kryesues qe mundi ne shtepi Gladbahun me po te njejtin rezultat. Pjesa e pare u mbyll ne barazim 1-1 pas golit te Timoshuk per bavarezet ne minuten e 29 dhe te Gekas per miqte ne minuten e 33 ndersa ne fraksionin e dyte vendasit ndryshuan marsh duke shenuar edhe 3 gola te tjere me ane te Mylerit ne minuten e 59 Gomezit ne te 61 dhe Timoshuk ne te 88-en. Ne ndeshjet e tjera te Bundesliges spikati humbja e thelle 5-0 e Shalkes ndaj Kajzerslautern ne transferte. Nderkohe Leverkuseni barazoi 2-2 me Hofenhaimin kurse Hamburgu mposhti 4-2 Shtutgartin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›