Kokaine ne vend te pages biznesmeni italian paguan punetoret

Reggio Emilia/Itali 28 Tetor NOA- Kokaine ne vend te pages. Keshtu i ka shperblyer punetoret e tij nje sipermarres ndertimesh ne Castelnuovo Monti Reggio Emilia. Nje praktike qe kishte filluar nga korriku i vitit 2009.
Nje biznesmen italian eshte arrestuar nga policia vendase ne masa kufizuese te kerkuara nga prokurorja Maria Rita Pantani dhe nenshkruar nga gjyqtarja Antonella Pini Bentivoglio me akuzen kokaine ne kembim te punes.
Tregtari i padyshuar i droges eshte denoncuar gjithashtu dhe nga dy muratore perkatesisht te moshes 23 dhe 30 vjec te cilet ne disa raste kishin kryer dergesat ne emer te sipermarresit te tyre. Sipas hetimeve droga vendosej ne disa vende te vecanta ne kapanonet e firmes.
Hetimi eshte mbeshtetur edhe nga regjistrimet telefonike.
a.e/NOA