E Martë, 3 Nëntor 2026

Bajerni thyen mallkimin e javës së shtatë, Min-Xhe rekord pasimesh

Ndeshja mes Bajernit dhe Frajburgut ka “treguar” shumë histori brenda saj. Myleri arriti rekordin e Nojer, Min-Xhe “nderoi” adhuruesit e ndërtimit të lojës nga mbrojtja ndërsa ekipi bavarez arriti që të kalojë “mallkimin” e javës së shtatë…

Nisur nga ky i fundit në Bundesligë skuadra e Bajernit kishte vuajtur jo pak herë në takimin e shtatë. Në tre prej katër sezoneve të fundit të Bundesligës, Bajerni kishte pësuar humbjen e parë sezonale në javën e shtatë (2019-2020, 2021-2022 dhe 2022-2023). Ndërsa në shtatë sezonet e fundit Bajerni kishte shënuar vetëm një fitore në javën e 7-të.

Dje në fitoren përballë Frajburgut gëzoi edhe Tomas Myler, i cili arriti në krye të listës të lojtarëve më fitues Manuel Nojerin. Tani të dy lojtarët mbajnë këtë rekord me 322 ndeshje të fituara në kampionatin më të rëndësishëm në Gjermani.

Ndeshja ka qenë speciale edhe për Kim Min-Xhe. Mbrojtësi nga Korea e Jugut ka tentuar plot 171 pasime. 157 prej të cilave ishin të saktë. Min-Xhe me atë paraqitje i shkoi shumë pranë rekordit të vendosur nga Dragoviç të Leverkusen në 2019 kur tentoi plot 178 pasime.

Në fitoren 3-0 përballë Frajburg Sane shënoi gol duke gjetur rrugën e rrjetës në të tretin takim radhazi. Një precedent të tillë Sane e kishte rregjistruar edhe dy herë më parë në 2015 dhe 2022.

Edhe blerja e Kane ka ndikuar shumë në rendimentin e Sane pasi anglezi ka qenë autor i katër asisteve për numrin dhjetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›