E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohet e dashura e re e Armando Brojës (Foto)

Armando Broja po jeton momente të arta si në aspektin profesional edhe në atë personal. Pas rikthimit të suksesshëm nga ai dëmtim, i cili e mbajti për gati 10 muaj larg fushave Broja ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve rozë.

“Prive” ka mundur të zbulojë identitetin e të dashurës të yllit të futbollit. Bëhet fjalë për Xhejd Uills, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›