Bakalli zbulon enigmat
U hap dje në Galerinë Kombëtarë të Arteve një ekspozitë e piktorit të njohur Naxhi Bakalli, një ndër emrat më të njohur të artit viziv në Shqipëri. Ai prezantohet me 170 punime në pikturë, grafikë e skulpturë, nën titullin "Enigmë e Pezullt". Të gjitha punimet u përkasin 17 viteve të karrierës së piktorit larg vendit, në Italinë fqinje. Ekspozitën e parë personale ai e ka prezantuar në vitin 1991, po në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe ky rikthim, me krijimtarinë e tij shumëvjeçare, konsiderohet si një kthim në "shtëpi". Bakalli njihet dhe si mjeshtër i veprave murale monumentale si "Përballimi", që ndodhet në muzeun "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Krujë, si dhe "Kuvendi i Dukagjinit", që ndodhet në Muzeun Historik të Burrelit.