Baku, një student vret të paktën 10 persona
Baku - Të paktën dhjetë persona mbetën të vdekur në Azerbajxhan pasi një student i armatosur hapi zjarr në drejtim të tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në Universitetin e Naftës në kryeqytetin Baku.
Viktimat e kësaj çmendurie janë studentë dhe profesorë të universitetit. Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se disa persona të tjerë mbetën të plagosur.
Përpara se të fillonte masakrën i ri, në kopshtin e universitetit kishte pasur një grindje mes studentëve. Në fund, studenti ka qëlluar edhe veten, duke mbetur i vdekur ne vend.