Meta: Masa për ushqimin
Tiranë-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është ndalur sot në një furrë buke në Laprakë të Tiranës. Meta bashkëbisedoi me punonjësit e furrës së bukës, si dhe me qytetarë të ndryshëm që ndodheshin për të blerë bukën në ato momente. Biseda është përqendruar kryesisht në koston e lartë të jetesës në vend, çmimet e larta dhe papunësinë e madhe që është një plagë e rëndë sot për shqiptarët.
Meta u shpreh se buka është një produkt jetik i domosdoshëm, por për fat të keq sot në këtë kohë krize, qytetarët e kanë të vështirë që ta blejnë me çmimet aktuale, jo vetëm bukën por dhe shumë produkte të tjera të rëndësishme të shportës. “LSI-ja ka një plan për të ulur koston e jetesës, sidomos për produktet bazë, për produktet e shportës dhe një nga masat që ne do të marrim është përgjysmimi i TVSH-së për këto produkte nga 20% në 10 %, në mënyrë që të ndihmojmë në uljen e çmimeve”-theksoi Meta.
Kreu i LSI garantoi dhe njëherë se e gjithë politika që do të ndjekë, Lëvizja Socialiste për Integrim synon pikërisht për të mbrojtur shtresat më të varfra dhe me të ardhura më të pakta të shoqërisë nga kjo rritje të kostos të jetesës dhe njëkohësisht dhe për të ndihmuar biznese të tilla, të cilat janë jetike për koston e jetesës së qytetarëve shqiptarë.