Bala: Dua t’i ngjaj SinanitTalenti Bekim Bala ka shënuar dy gola në kampionat. Listën e goleadorëve të Superligës e kryeson Elis Bakaj i Dinamos, me 5 gola

Rrjetet sociale:
“Fenomeni” Bekim Bala është lojtari i momenti në Shkodër. Sulmuesi 18-vjeçar ka shënuar 6 gola në harkun e tri ditëve dhe për më tepër në tri kompeticone të ndryshme: 2 me Vllazninë në fitoren 2-0 në kampionat me Shkumbinin (java e 7-të, të dielën, më 18 tetor), 1 gol në miqësoren e Kombëtares U-19 me Qipron (1-1, më 20 nëntor) dhe 3 gola në ndeshjen e Kupës kundër Tomorit (0-4, më 21 nëntor).
Bekim Bala gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen sportive “Panorama Sport”, pohoi se të jesh përkrah Vioresin Sinanit është një përgjegjësi e madhe për çdo lojtar.
“Viori është një lojtar i madh dhe me shumë vlera. Si çdo sulmues, dëshira ime është të shënoj sa më shumë gola për ekipin. Dua të jem një lojtar i vlefshëm dhe të pretendoj të jem një ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit”.
Sinani është shpallur tri here golashënuesi më i mirë i Shqipërisë: 2 herë me Vllazninë dhe 1 herë më Tiranën.
Talenti Bekim Bala ka shënuar dy gola në kampionat. Listën e goleadorëve të Superligës e kryeson Elis Bakaj i Dinamos, me 5 gola.
Numri i klikimeve - 1343
E Premte, 23 Tetor 2009