E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhihani: Dua më shumë golaSulmuesi kavajas Parid Xhihani ka realizuar deri tani 14 gola, qysh kur u bashkua në vitin 2008.

Rrjetet sociale:

Pas humbjes në transfertë 4-0 në javën e 10-të me ekipin e shqiptarëve në Ukrainë, Krivbasin, Zarja Lugansk i sulmuesit kavajas Parid Xhihani, do të përballet në shtëpi me Iliçeviç në javën e 11-të, ditën e diel.

“Edhe pse për momentin Iliçeviç ndodhet më lart në renditje, dy ekipet tona nuk kanë ndryshime të mëdha. Aty-aty jemi. Na duhet kjo fitore, do të na bënte shumë punë”, -tha për Albania-sport.com nga Ukraina, Parid Xhihani, autor i dy golave në këtë sezon, të dy të realizuar në takimin kundër Metalurg Zaporzhje.

“Golin e radhës? Pse, jo. Në të vërtetë, duhet të shënoj më shumë gola, pasi tani e njoh shumë mirë futbollin ukrainas”, - përfundoi 26-vjeçari Xhihani, i me fanellën e Zorjas ka realizuar deri tani 14 gola, qysh kur u bashkua në vitin 2008.

Zarja pas 10 javësh, me 8 pikë të grumbulluara, ndodhet në vendin e 13-të nga 16 ekipe që ka Superliga ukraianase. Kundërshtari, Iliçeviç ka 14 pikë dhe ndodhet në vendin e 8-të. 

Numri i klikimeve - 1337
  E Premte, 23 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›