E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak, e ardhmja mbetet “blu”

- Celsi mohoi se ardhmja e Mikael Balak në klubin londinez ishte ne dyshim pasi ai iu nënshtrua ndërhyrjes në kavilje në Gjermani.
Finalistët e Kupës së Anglisë u përfolën se ishin të pakënaqur me vendimin e Balakut për të kryer operacionit për shërimin e kaviljes së tij të dëmtuar, por klubi sqaroi se ndërhyrja ishte kryer në marrëveshje të plotë me palët. Balak dëmtoi kaviljen në barazimin pa gola kundër Njukasëllit dhe do të mungojë në finalen e Kupës së Anglisë kundër Mancesterit, edhe pse ai është kthyer tashmë në stërvitje.
"Në përgjigje të spekulimeve të fundit në lidhje me dëmtimin e Mikael Balakut, askush te Celsi nuk ka qenë në dyshim në lidhje me operacionin e tij. Nuk ka asnjë dyshim se Mikael vendosi interesat e Celsit në radhë të parë", thuhet në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare të Celsit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›