Lojtarët shqiptarë në Europë

- Shqiptari nga Kumanova Emin Sulimani ka qene protagonist i fitores se Ried ne ndeshjen e mbremshme kunder Mattersburg me golin e vetem te shenuar gjate ndeshjes ne minuten e 80-te. Me kete fitore Ride rrit shanset per dalje ne skenen europiane.
800.000 euro per sherbimet e Sharbinit
Lojtar shqiptar 23 vjecar i Rijeka te Kroacise Ahmad Sharbini ka mare oferte te majme 800.000 euro nga nje klub i cili mbetet anonim - transmeton siti kroat Index.hr. Lojtari me prejardhje shqiptare eshte nje nder goleshenuesit me te mire ne lige, gjate ketije sezoni ka dhene 21 gola per ekipin e tije. Per Sharbinin kane qene te interesuara me pare klube nga Belgjika, Holanda kurse per se fundi interesim vine edhe nga ekipet e lindjes.

Bajram Fetai gol kunder Brondby
Ne ndeshjen e parafundit te kampionatit danez lojtari shqiptar nga Maqedonia Bajram Fetai ka shenuar golin e pare per skuadren e tije FC Nordsjaelland kunder Brondby. Ndeshja mbaron baraz 3-3 kurse Bajram Fetai ne lojerat e fundit ka treguar lojera te bukura dhe tani per tani eshte standard ne top 11 e pare te skuadres se vet.

Arsim Ziberi, Albania-Sport