Bale e Ronaldo rivalët e Messit

Uellsiani i Tottenhamit, Gareth Bale dhe portugezi i Real Madiridit, Cristiano Ronaldo janë rivalët kryesorë të Leo Messit për shpërblimin si "Lojtari më i mirë në Europë" për sezoni 2012-2013.
Kjo është bërë e ditur nga UEFA të martën. Çfarë bie në sy në këtë listë të publikuar nga UEFA, nuk ndodhet as fituesi i këtij titulli i sezonit 2011-12 dhe asnjë spanjoll tjetër, ndërsa ekipi më i përfaqësuar është ekipi gjerman Bayern Munich me 4 lojtarë.
Lista e të nominuarve është si më poshtë: Gareth Bale (Tottenham), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Zlatan Ibrahimovic (Paris Saint-German), Robert Lewandowski (Borussia Dortmund), Lionel Messi (Barcelona), Thomas Müller, Franck Ribéry, Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger (Bayern Múnich) dhe Robin van Persie (Manchester United)./indeksonline/