E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bale hiqet nga Twitteri i Tottenhamit

Gareth Bale është shumë pranë transferimit në Real Madrid. Edhe më shumë këtë bindje e përforcon fakti se Tottenhami e ka hequr yllin uellsian nga rrjeti social, Tëitter.

Në fakt, Bale ishte i vendosur në ballinë të klubit në këtë rrjet social së bashku me Clint Dempseyn, që sapo ka nënshkruar me Seattle Sounders, dhe këta të dy janë zëvendësuar me Moussa Dembele e Aaron Lennon.

Menaxheri André Villas-Boas ka thënë se Spurs nuk e kanë ndërmend ta shesin tllin e tyre, por uellsiani nuk është duke stërvitur fare me ekipin. Për këtë, të gjithë janë të bindur se ai do të largohet nga Londra, për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll gjatë kësaj vere. Bale mund të transferohet në Real Madrid për një shifër mbi 100 milionë euro./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›