Tre të vrarë në SHBA

Tre persona janë vrarë, kurse tre të tjerë janë plagosur gjatë një takimi publik në Pensilvani të SHBA-së. Ngjarja që ka ndodhur në mbledhjen e përmuajshme në qytezën Ross ka tronditur opinionin publik, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Sipas hetimeve të para agresori pasi ka qëlluar me armën e tij në sallën ku zhvillohej mbledhja duke vrarë 3 persona ka dalë jashtë dhe ka marrë një tjetër armë në makinën e tij. Pasi është rikthyer serish ai është bllokuar nga një zyrtar lokal, i cili i ka rrëmbyer armën dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas plagosjes agresori është transportuar në spital për t’ju dorëzuar më pas forcave të policisë, që ka nisur hetimet për këtë rast. /Indeksonline/