Bale i hapur për transferim jashtë Anglisë

Anësori i Tottenhamit, Gareth Bale, nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luajë në një vend tjetër, nëse i jepet ndonjë “mundësi e mirë”.
Bale ka qenë një prej shtyllave të suksesit të Tottenhamit në dy sezonet e fundit dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropian si Inter, Barcelona dhe Real Madridi.
“Kurrë nuk i dihet, por nuk kam frikë të largohem nga vendi. Nëse një mundësi e mirë të jepet, duhet ta mendoni mirë atë. Unë jam larguar nga shtëpia në moshën 15-vjeçare. Nëse largohem nga Premier Liga, do të mësoj ndonjë ligë tjetër, do të njoh njerëz të tjerë, vende të tjera, do të zhvillohem si person”.
“Nuk ka shumë lojtarë britanik që luajnë jashtë, pasi liga është shumë e fuqishme, por tani liga juaj (liga spanjolle) e ka Cristanon, Messin...”, ka thënë Bale gjatë një interviste për AS.