Adebayor: S’ka pse të kemi frikë nga Tottenham

Sulmuesi i Real Madridit, Emmanuel Adebayor, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që ata të kenë frikë nga Tottenhami.
Reali pret Tottenhamin në Santiago Bernabeu për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, vetëm disa ditë pasi u mposht me rezultat minimal nga Sporting Gijon në kampionatin spanjoll po në këtë stadium.
“Ne duhet të besojmë në veten, nëse kemi frikë nuk mund të luajmë lojën tonë. Ne do të japim gjithçka kundër Tottenhamit, ne nuk duhet të kemi frikë. Mendoj se ky ekip dhe ky trajner mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Adebayor.