Bale në Marbella, i afrohet Madridit

Gareth Bale është i përgatitur për të nënshkruar kontratën me Real Madridin. Ai është vendosur në një hotel luksoz në Marbella të Spanjës, ku po i kalon pushimet verore.
Bale në aeroportin e Marbellas ateroi të shtunën në ora 13;00, ndërsa sipas medieve madrilène ai së shpejti do të zyrtarizohet si pjesë e “galaktikëve”, dhe ku do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e kësaj loje.
“As” më herët kishte paralajmëruar se uellsiani që kaloi gjashtë vite te Tottenhami të hënën mund të prezantohet në Madrid./indeksonline/