John Lennon mund te klonohet?!

Një dentist, i cili ka blerë dhëmbin e John Lennon në një ankand para dy vitesh, shpreson të klonojë legjendën e “The Beatles” duke shfrytëzuar ADN-në e tij.
“Nëse shkencëtarët mendojnë se mund t’i klonojnë viganët, atëherë John Lennoni mund të jetë i ardhshmi”, ka thënë Michael Zuk për The Examiner.
Stomatologu nga Edmontoni i Kanadasë u bë kryetemë në media kur pagoi 30.000 dollarë për dhëmbin e këngëtarit të ndjerë në vitin 2011.
“Shumëkush do të thotë se jam i çmendur, por unë mendoj se është fantastike”, pati deklaruar ai asokohe./Indeksonline/