E Diel, 1 Nëntor 2026

Balena “spiune ruse” kapet në brigjet e Suedisë

Balena “spiune ruse” kapet në brigjet e Suedisë

Një balenë Beluga e dyshuar më parë për spiunazh në ndihmë të marinës ruse është parë duke notuar në brigjet suedeze ditën e diel.

Balena e bardhë u zbulua disa vite më pranë Norvegjisë, me disa kamera të montuara duke nxitur dyshimet po përdorej për spiunazh nga rusët.

Në vitin 2019, kjo balenë a ishte e pajisur me kamera dhe në një rrip lexonte “Pajisjet e Shën Peterburgut”. Ajo u quajt “Hvladimir”, duke kombinuar fjalën “hval” që do të thotë balenë në norvegjisht dhe emrin e presidentit rus Vladimir Putin.

Biologët që zbuluan Hvladimir, e hoqën më pas pajisjen që ishte e fiksura rreth kokës së balenës.

Por më pas, organizata Onewhale, e cila është është një organizatë jofitimprurëse e krijuar për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e Hvaldimir tha se nuk e përcaktojnë dot pse kjo balenë po ecën kaq shpejt për momentin. Ata thanë se mund të jenë hormonet që e nxisin atë për të gjetur një partner. Por kjo ende ka mbetur mister se pse balena ndodhet në atë zonë.

"Mund të jenë hormonet që e nxisin atë për të gjetur një bashkëshort. Ose vetmia, pasi belugat janë shumë shoqërore, ai mund të kërkojë të tjerë”, tha Sebastian Strand nga Onewhale.

Ndërkohë, Deti Barents dhe Atlantiku i Veriut janë zona strategjike për marinën perëndimore dhe ruse, të cilat kanë vendosur nëndetëse në zonë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›