Balerina te Kuvendi
Shatërvani te Kuvendi ngjante si një balerinë në piruetën perfkte, të nisur dikur nga fillimi i shekullit të kaluar, të ndërprerë nga ruspat e shqiptarëve të viteve 2000. Ne, njerëzit e “X5”-ve, e të smogut, të supervilave buzë brigjeve të ndotura, që po humbim përditë e më shumë sensin e vlerësimit dhe të respektit të gjërave të vogla, të brishta, të bukura, po bëhemi kërcënim. Ne duam gjëra të mëdha: luksin ose asgjë. Në këtë rubrikë nuk do të merrem me kompleksin e Rozafës që na përndjek, por me ato sinjale pozitive që shfaqen e duhen inkurajuar sa më shumë. Ka një reagim, duket si një fllad i papërfillshëm në zagushinë mbytëse të injorancës e arrogancës, por ky është një sinjal i mirë. Nga maja e ofiqit që u vesh pushteti, autoritete të paguara për të mbrojtur çdo grimcë e gur të trashëguar nga e kaluara, ironizuan e vazhdojnë të ironizojnë me shatërvanin e shkulur. Me miopinë që vazhdojnë ta kenë si të vetmin vizion, nuk shohin as atë që ndërkohë ndodh në qytete si Gjirokastra, Berati, Shkodra. “Gazeta Shqiptare”, në pararojë dhe vigjilente e përhershme e atyre bukurive dhe të mirave të trashëguara nga e kaluara, zbuloi mënyrën aspak civile, të dëmshme që po përdoret në Butrint me organizimin e Festivalit të Teatrove.
Mbi 2400 vitet e amfiteatrit e të rrënojave që dëshmojnë qytetërimin tonë të lashtë, hidhen e përdridhen profanët e ditëve të sotme. Imagjinoj arkeologun italian, Luigi Maria Ugolini nën diellin e nxehtë të Sarandës, teksa me furçë pastronte andej nga 1927 çdo rrënojë të zbuluar, me kujdes e dashuri në Butrintin antik, sa do të indinjohej të shihte teatrorët e viteve 2000 me çadra, karrige plastike e “Coca Cola”, duke u freskuar mbi muret e lashta. Ai, arkeologu i huaj, por edhe çdo arkeolog në botë, që theket në rrezet e diellit pa u mbrojtur e që do të mendohej mirë të vinte dhe një gotë ujë mbi ato mure, do të skandalizohej me superstrukturat që të dalldisurit e sotëm u vënë mureve mbi kurriz. Dhe fatkeqësisht nuk është vetëm Butrinti, shatërvani “balerinë” në oborrin e Kuvendit, që rënkojnë nën çmendurinë. Prej vitesh antena të përbindshme telefonash celularë e lloj-lloj erëra qoftesh, janë kërcënimi i atyre thërrimeve qytetërim.