E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balet në krevat me të dashurën

Balerini i njohur i “Amici” rrëfen anën e tij të panjohur, sekretet e krevatit, të cilat i ndan me të dashurën e tij dhe dy qenushët e vet të preferuar, që siç pohon, janë pjesa e pandarë e dhomës së tij të gjumit.

Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Nga 5 deri në 8 orë, varet nga dita e nesërme që më pret.

Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Kur jam i lodhur, të gjithë ditën.

Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo... ?
Varet me kë fle, kur jam vetëm, me pizhame.

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Përveç kërkimeve arkeologjike (qesh), më pëlqen të lexoj ose të rrokullisem në internet me notebook-un ose telefonin derisa të më marrë gjumi.

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Parajsa, vendi ku përplasen pasione, ku gjejnë rehat trupi dhe mendja.

A flet në telefon, bën thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Po qëllon që bie telefoni natën vonë kur jam në shtrat ose në mëngjes herët. Biseda erotike, edhe pse e kam në krahë partneren, nuk kam se kujt t’ia bëj.

A të ndodhë të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Po, më ndodh shpesh pasi Batu, qenushi maltez që kemi në shtëpi, do gjatë natës të ngjitet në krevat për të fjetur te këmbët e mia dhe ngaqë është ende i vogël nuk kërcen dot, po fillon e qan.

Kur jeni vetëm, ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Po, më ka ndodhur shpesh, bëhen shkak ëndrra të këqija ose shumë të bukura dhe reagimet i mban gjithnjë jastëku. Të paktën ato herë që nuk shkelmoj, pasi shpesh shoh ëndrra duke kërcyer dhe këmbët mund të imagjinoni si shkojnë.

Si do të ndiheshit nëse e dashura ju kthen kurrizin?
Mbas luftës është normale që ushtarët kanë nevojë të çlodhen, është e pranueshme dhe kthimi i shpinës. Nëse ndodh para, atëherë partnerja është e lodhur dhe ka nevojë për gjumë. Nëse kjo ndodh shpesh me partneren, duhet kuptuar përse e bën.

Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Nuk besoj se do të ndodhë ndonjëherë, por nëse është një kushëri, do ta zgjoja për t’i kujtuar që nuk është në shtrat me të dashurën. Po të jetë ndonjë shok, do ta hidhja nga krevati.

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Në mëngjes, sapo çohem shikoj orën tek celulari.

Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Një gjë simpatike që bëj gjithmonë kur shkoj në dhomat e hoteleve, kur jam jashtë Rome për punë, është se sapo hap derën, hidhem me gjithë rroba në krevat.

Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni:
ǒdreqin dua këtu?
Po si jo, por në sensin që në ato momente duhej të isha në aeroport.

Ku preferon të flesh përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në dhomën e pritjes, është shumë e rehatshme.

A fut ndonjë kafshë në krevat?
Qenushët e mi Batu dhe Sol flenë gjithnjë në këmbët e krevatit, sipër jorganit natyrisht.

Për kë lutesh para se të flesh?
Sinqerisht jo shpesh, por ndodh që kur jam i shqetësuar për diçka, lutem.

Çfarë fjale përdor për t’i thënë të dashurës “Natën e mirë”?
Buonanotte amo, do të thotë shkurt (amore).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›