E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valoni i gatshëm për të sakrifikuar

15/02/10 15:02

Banorët e shtëpisë së re vlerësojnë Valonin si i vetmi që ishte i gatshëm ti ndihmonte madje të thyente dhe rregullat për ti shpetuar. Valoni ka thënë që ai i mori shumë seriozisht dhe vërtet është trembur. Më pas Erioni dhe Seldi ngacmohen me Adën dhe Klodin pasi Seldi i thotë Klodit që ai është i papërshtatur në atë shtëpi sepse është shumë trendi dhe atëherë nuk ka pasur tipa të tillë.
Graciela bisedon me Adën dhe i thotë për të nominuarit që e nxorrën kokën shumë shpejt, sapo i cuan tek një vënd më i bukur treguan anën ë tyre më të keqe dhe ata kanë qënë shumë ndryshe. Ada i thotë që asaj i duken indiferentë por Graciela i thotë që nuk është ashtu dhe ata nuk bëjnë veprime të paqëllimshme.
Bertina ka biseduar me Bledin për një kohë të gjatë dhe kanë folur për origjinën e tyre dhe për vendet e huaja ne përgjithësi, pasi Bertina ka vellain dhe motrën që jetojnë jashtë shtetit ndërsa Bledi ka jetuar vetë. Ai i treguar për peripecitë e kaluara ne emigrim dhe sa e vështirë është të jesh emigrant. Atyre iu është bashkuar dhe Ada e më pas kanë bërë krahasimin e Shqipërisë me vendet e tjera europiane. Bledi ka thënë që Shqipëria nuk është mbrapa por janë njerëzit që nuk duan të ecin përpara. Ada e ka mbështetur këtë mendim të Bledit.
Më pas banorët e luksit vazhdojnë ti bëjnë zili të tjerëve duke e mbushur tavolinën jashtë plot me pije.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›