E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Video e turpshme, vlon zemërimin e qytetarëve

PS vijon sërish me akuzat e ashpra ndaj LSI-se e konkretisht kreut të LSI-së Ilir Meta. Deputeti i PS-së Taulant Balla në një deklaratë për shtyp nga selia rozë deklaroi se Meta është turpi i kombit.
 

“Kemi parë Ilir Metën që viziton strukturat e LSI-së, a thua është pjesë e normalitetit dhe se korrupsioni mund të jetë platformë elektorale, për të marrë votat e qytetarëve. Ilir Meta është shëmbëlltyra e korrupsionit. Kjo është dëshmia më e qartë se cfarë ndodh në zyrat e shtetit shqiptar, ku zëvëndës kryeministri fiton mijëra euro më shumë, se çmund të fitonte me punë të ndershme, në një jetë të tërë”.
 

Balla i është drejtuar me tone të ashpra kreut të LSI-së duke e akuzuar atë për video-përgjimin.
 

“Kjo video e turpshme korrupsioni vlonte zemërimin e popullit që më 21 janar, mblodhi 200 mijë shqiptarë në këmbë, në këtë regjim korrupsioni dhe i keq përdoruri Lulzim Basha, përdorën policinë dhe gardën për të provokuar dhe dhunuar të drejtën për të protestuar, kundër matrapazllëkut, varfërisë”.
 

Në fund të fjalës së tij, deputeti i PS kërkoi nga organet e drejtësisë dhe institucionet për të vijuar me hetimet dhe zbardhur të vertetën, në atë çfarë kanë parë në video.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›