E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber makina e polices perfundon ne humnere

Nje makine police ka perfunduar ne humnere buze lumit Drini i Zi ne rrugen nacionale te Dibres. Si pasoje e ketij aksidenti ka mbetur i plagosur rende shefi i komisariatit te policise se Peshkopise Alush Bunguri shefi i logjistikes ne kete komisariat Roland Margjoka si dhe specialisti Erjon Perlesha po ne te njejtin institucion policor.
Te aksidentuarit jane derguar menjehere ne spitalin e Peshkopise per te marre sherbim mjekesor. Dy prej te plagosurve jane ne gjendje te rende shendetesore ndersa nje i trete eshte ne gjendje kome dhe eshte transportuar per ne spitalin ushtarak te Tiranes.
Policia ka bere te ditur se aksidenti ka ardhur si pasoje e rreshqitjes se makines per shkak te debores dhe ngricave te akullta ne rruge. Dalja nga rruga ka ndodhur ne vendin e quajtur Ura e Topojani. Shkak jane bere ngricat qe kane perfshire akset rrugore ne kete zone.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›