E Martë, 3 Nëntor 2026

Balla: Aleanca për Shqiptarët, maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me  Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe nënkryetaren e ASH Bujare Abazi

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se, “gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe nënkryetaren e ASH Bujare Abazi”.

Ndër të tjera ai shkruan se, “Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›