Balla: Berisha, burracak! Në kuti 'fshihet' Shkëlzeni
Deputeti Taulant Balla e cilësoi sot kryeministrin Sali Berisha si "një burracak që ka frikë të dalë e të prballet me popullin".
Gjatë fjalës që mbajti sot para protestuesve deputeti i Qarkut të Elbasanit, Balla tha se "me ne dje dhe sot ka qenë i gjithë populli, edhe ata demokratë të cilët u ngritën në vitin 1990 për të shembur komunizmin e që sot e kuptojn se komunisti i fundit në Europë, Berisha, fshihet pas perdeve, njofton median e vet ta fotografojë e pastaj ia mbath në Krujë".
Sipas Ballës, misioni i opozits sot, është një mision historik. "Eshtë misioni që e nisën studentët në vitin '90-të", tha Balla, "pasi nuk mund t'i kthejm dot demokracin ktij vendi, nëse nuk largojm këtë komunist burracak".
Duke folur për arsyet pse Berisha, sipas Ballës, i mban peng kutitë e votimit, ai tha: "Sepse, në rradhë të parë, në ato kuti fshihen Shkëlzeni me Argitën të cilët kanë vjedhur për katër vite me rradhë të gjitha të ardhurat publike të qytetarëve shqiptarë".
Balla shtoi, se "Familja e Berishës, për çdo tender merr sot 10 përqind të të gjithë vlers totale". Ai tha në këtë kontekst, se Familja Berisha ka futur në xhepat e saj, plot 120 milion euro vetëm nga ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës.