E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: Policia ndalon qytetarët të vijnë në protestë

Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle denoncoi sot përpjekjet, sipas tij absurde të qeverisë për të sabotuar protestën e opozitës e për të ndaluar qytetarët që të marrin pjesë në të.

"Sot në dalje të Bushatit", tha Dokle, "policë të shumtë ndalonin makinat e mbështetësve të opozitës dhe u kontrollonin pasaportat. Të njëjtën gjë bënë policët sot edhe në kthesën e Kamzës dhe në Bathore".

"Me të drejtë", vazhdoi Dokle, "qytetarët iu drejtuan policëve: ju që na kërkoni viza për të hyrë në Tiranë, si mund të na çoni pa viza në Europë?!".

Sipas Dokles, Shqipëria është vendi i fundit në Europë që nuk mund të lëvizë dot pa viza, jo për faj të qytetarëve, as për faj të opozitës e as për faj të ndërkombëtarëve, por vetëm për shkak të kësaj qeverie të korruptuar.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›