Balla: Berisha ka kapur sistemin e drejtësisë

.Partia Socialiste ka sulmuar sot kryeministrin pas vendimit të gjykatës për të nxjerrë nga burgu Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Sokol Ngjeçin. Në një konferencë shtypi Balla theksoi se sot u riprovua kapja dhe presioni i Sali Berishës mbi sistemin e drejtësisë.
“Sot u provua lidhja e drejtpërdrejtë e Sali Berishës dhe djalit të tij me të akuzuarit e Gërdecit. U provua se ku po zhytet drejtësia dhe korrupsioni mbi të. Ky episod i turpshëm i rradhës, i dështimit të drejtësisë për 26 të vrarët e Gërdecit na rimeson se nuk mund të ketë drejtësi në një vend ku qeveris padrejtësia. Largimi i këtyre matrapazëve është e vetmja rrugë për vendosjen e shtetit ligjor në vend”, nënvizoi Balla.
“Ministri i drejtësisë qëndron me gojën mbyllur deri sa e sorollat këtë çështje deri në këtë pikë. Përgjegjësia e Gërdecit është tek kryeministri dhe djali i tij, tek ministrat që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në detyrë”, theksoi më tej Balla.