E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Meta pergjegjesi per vrasjet e demonstruesve

Partia Socialiste e ka konsideruar kryetarin e LSI-së, Ilir Meta si përgjegjësin e drejpërdrejtë të vrasjeve të katër shtetasve shqiptarë dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve në demonstratën e 21 janarit.

Nëpërmjet anëtares së PS-së, Megi Ajterysa selia rozë ka kërkuar largimin nga skena politike të ish zëvendëskryeministrit dhe ish ministrit të Ekonomisë.

“Është e trishtueshme që Meta mashtroi 80 mijë shqiptarë se do të rrëzonte Sali Berishën, por e mbështeti që të formonte qeverinë”, tha Ajtyresa.

“Karriera e tij politike ka mbaruar, sepse mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për vrasjet e katër shtetasve shqiptarë. Ai duhet të gjëjë kurajon të zhduket nga jeta politike dhe të dorëzohet përpara drejtësisë”, theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›