E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla Deklarimet ose doreheqje

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, për të disatën ditë radhazi vijoi denoncimin e parregullsive në deklarimin e pasurisë së fëmijëve të kryeministrit Berisha.

Sipas Ballës, zoti Shkëlzen dhe zonja Argita Berisha duhet të japin shpjegime për mënyrën se si kanë realizuar fitimet e tyre “astronimike”, ose në rast të kundërt, kryeministri duhet të paraqesë dorëheqjen.

”Në deklarimin e saj të pasurisë, Argita nuk thotë në asnjë moment se në cilat universitete ka dhënë mësim, se cilat janë konkretisht pagesat e saj dhe përfitimet e tjera. Ajo duhet të sqarojë se si ka mundësi që paguhet shumë më shumë se çdo Duke marrë një mesatare të pagesave në universitetet shqiptare, i bie që Argita të ketë fituar 146 milionë lekë pasuri gjatë vitit duke dhënë më shumë se 4 800 orë mësim, ose 22 orë në 24 që ka dita, çdo ditë

Taulant Balla
Deputet i Partisë Socialiste profesor apo mësues në Shqipëri, pavarësisht titujve të tyre akademikë”, akuzoi Balla.

Sipas tij, “duke marrë një mesatare të pagesave në universitetet shqiptare, i bie që Argita të ketë fituar 146 milionë lekë pasuri gjatë vitit duke dhënë më shumë se 4 800 orë mësim, ose 22 orë në 24 që ka dita, çdo ditë”.

Në fjalën e tij, deputeti socialist ftoi kryeministrin që të tërhiqet ndaj akuzave ndaj kryesocialistit Rama dhe opozitës, por të japë shpjegime për të ardhurat dhe mënyrën se si ka grumbulluar pasurinë e tij.

Denoncimet e PS
PS denoncon pasuritë e Argita Berishës
Shkodër, monumentet e patriotëve
Ahmetaj: Qeveria i uli çmimin OSSH-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›