E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Ziver Veizit plumb rikoshet

Një ekspert deklaroi se plumbi që i mori jetën Ziver Veizit, gjatë protestave të 21 janarit 2011, mund të ketë qenë i qëlluar rikoshetë.

Deklarata e Gani Jahelezajt u bë gjatë zhvillimit të gjyqit për 21 janarin, në Tiranë.

”Ekziston mundësia që plumbi të ketë qenë rikoshet pasi ka goditur pemën”, dëshmoi Jahelezaj.

Ai shpjegoi se shkencërisht, plumbi mbart pas goditjes së pemës materiale të drunjta.

Gjithashtu, eksperti kërkoi të njihet me filmimet që shfaqin gjetjen e ashklave në trupin e Veizit.

Seanca e radhës për 21 Janarin do të mbahet më 28 dhjetor.
Hetimet e 21 janarit
Gjyqi i 21 janarit, dëshmon Tom Doshi
Hetimet për 21 Janarin
“21 janari”, dëshmojnë deputetët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›