E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Hetimi i zgjedhjeve nëpërmjet një komisioni të ri

Balla theksoi se hetimi i këtyre zgjedhjeve duhet të bëhet nga një komision i ri parlamentar, duke e cilësuar këtë si hapin e parë për daljen nga kriza.

"Parlamenti Evropian kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor, duke e bërë nul përfundimisht komisionin e Saliut. Komisioni i ri hetimor duhet të ketë rregulla të qarta, shumicë të opozitës dhe të drejtohet nga opozita. Rezoluta e Parlamentit Evropian shkon edhe më tej, duke kërkuar që komisioni i ri hetimor, me shumicë dhe kryetar të opozitës, të ketë mandat për të hetuar materialet elektorale të zgjedhjeve të fundit", u shpreh Balla.

Sipas tij, ky hetim nuk do të vlejë për të ndryshuar rezultatin, as për të rinumëruar votat, por për të kuptuar qartë manipulimet që kanë ndodhur më 28 qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›