Svoboda: Shqipëria të kapërcejë krizën politike
Sipas Svobodas, kriza politike në Shqipëri nuk ka përfunduar. “Natyrisht që hapi që ka ndërmarrë Partia Socialiste për të punuar në parlament, është një hap i rëndësishëm, por siç thotë një fjalë, duhen dy vetë për të kërcyer tango. Unë mendoj se edhe qeveria duhet të bëjë disa hapa përpara, por ajo çka na intereson ne nuk është që të akuzojmë njërën ose tjetrën palë”, thotë Svoboda, duke shtuar se është duke punuar me kolegët socialdemokratë që politika shqiptare të krijojë komisionin hetimor, ku shumica dhe kryetari t’i përkasin opozitës.
E rëndësishme për të, është që politika shqiptare të krijojë kushtet e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritet të mbahen në fillim të pranverës së ardhshme.
“Qeveria dhe opozita duhet të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga kriza, sidomos nëse kemi parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore që të paktën një herë të kemi zgjedhje që të mund të quhen nga të gjitha palët, të lira, të ndershme dhe transparente. Këto janë mesazhet kryesore të Parlamentit Evropian”, u zëvendës kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve në PE, Johanes Svoboda.