Balla Imami shitje ne Zvernec
E hene 15 Tetor 2012 1557
Balla Imami shitje ne ZvernecDeputeti opozitar Taulant Balla ka vijuar denoncimit per privatizimet masive te pronave te Ushtrise Shqiptare nga Ministria e Mbrojtjes ne plazhin e Zvernecit ne Vlore.
Sot jemi ne nje nder plazhet me te bukura dhe sigurisht ne te vetmit qe kane mbetur ende te virgjer ende i pashfrytezuar. Kodra perballe ben pjese ne nje prej pronave te ushtrise shqiptare te cilen Arben Imami po e ben gati edhe kete per ta shitur. Ai shton se nderkohe qe pretendohet se turizmi eshte nje prioritet per qeverine pronat bregdetare po shiten pa kritere e pa nje plan per fatin e tyre pas privatizimit. Nderkohe qe i gjithe ky plazh duhej te ishte pjese e nje studimi te plote ne kuader te atij prioriteti qe qeveria thote se eshte turizmi. Me lejoni te citoj me radhe te gjitha pronat e ushtrise shqiptare te cilat Arben Imami po ben gati te shese ne te gjithe kete pjese te bregdetit te bukur te Nartes dhe te Zvernecit. Behet fjale per repartin e ish-Artilerise bregdetare qe fillon prej Pusit te Mezinit ne Vlore ne Narte dhe ne Zvernec prej 209300 meter katror. Me pas eshte nje batalion tjeter reparti 3080 prej 124000 meter katror. Vazhdojme me nje bateri tjeter te artilerise kunderajrore prej 24000 meter katrore. Pra sic e shikoni jane afersisht 350000 meter katrore prona te ushtrise ne administrim nga Ministria e Mbrojtjes per te cilat Arben Imami ka filluar proceduren e shitjes i ka kerkuar Ministrise se Ekonomise per te filluar shitjen e tyre. Zoti Balla deklaroi se pronat e ushtrise shqiptare po ndahen vetem per tu sherbyer interesave te ngushta personale te disa zyrtareve. Nderkohe qe per kete zone nga te paktat pjese te bregdetit shqiptar do te duhej te behej nje studim i plote per zhvillimin e turizmit. Por ne bajrakun qe drejtohet nga Sali Berisha dhe administrohet nga pronari i Ministrise se Mbrojtjes Arben Imami nuk ka me rendesi as prona as deti dhe as zhvillimi i turizmit. Qeveria qe tentoi te shiste detin dhe nuk ia arriti dot te shiste detin sot po shet bregdetin.
Komente
Facebook