E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një 40-vjeçar gjendet i vdekur në bodrum

Foto Ilustruese

POGRADEC- Një burrë rreth të 40-tave është gjetur i vdekur në bodrumin e pallatit ku banonte. Festim Gorka, i divorcuar, baba i një vajze 14- vjeçare është gjetur i pajetë në bodrumin e pallati me disa plagë në kokë.

Ende të dhënat nuk janë plotësisht të qarta por policia ka përjashtuar pistën e vetëvrasjes.

Mendohet se bëhet fjalë për vrasje ose vdekje aksidentale.

Viktima, i cili kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer nga Amerika njihej edhe si përdorues alkoli. Policia ndërkaq po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›