E Enjte, 5 Nëntor 2026

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar. “Mendoj që këto kohë të vështira për drejtësinë kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë në kushtet e një drejtësie të re që po lind në gërmadhat e drejtësisë së vjetër dhe që natyrshëm buron nga fakti se ky Kuvend më 22 korrik 2016 ka votuar ndryshimet kushtetuese dhe më pas paketën ligjore që ka bërë që ju që raportoni sot këtu, jeni institucione tërësisht të pavarura dhe natyrshëm nuk mund të rri pa vlerësuar për një cilësi tepër të lartë të këtij procesi raportimi dhe natyrshëm për një pavarësi aspak të vendosur në dyshim tashmë të vendimmarrjeve qoftë të KLGJ dhe qoftë të KLP”, deklaroi Balla.
Zoti Balla garantoi se drejtësia e re do të nxjerrë para drejtësisë zyrtarët e lartë të përfshirë në procese korruptive. “Në Shqipëri , ka ish-ministra në dyert e gjykatave, ka prokurorë të përgjithshëm që janë dënuar në një shkallë të gjyqësorit apo dhe në shkallën e parë të gjyqësorit, dhe natyrshëm që është proces që do vijojë e rëndësishme që kemi garantuar gjënë më të rëndësishme, koha kur politika emrëronte apo kishte kompetenca në emërtesa ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, tha Balla në Kuvend.

Në seancë plenare u votua për dy akte normative që lidhen me marrëveshjen e qeverisë, për furnizimin, ndërmjet ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit turk të autorizuar për vaksinat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›