Kuvendi depoziton në Kushtetuese, vendimin për shkarkimin e presidentit Meta

Kuvendi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë, Kushtetuesja ka 3 muaj afat për të vendosur, nëse e shqyrton ose jo çështjen. GJK nuk ka asnjë limit për kohën kur duhet të mbyllë gjykimin dhe të shprehet me vendim. Kuvendi shkarkoi me 104 vota kreu e shtetit në seancën plenare të 9 qershorit. Ndërkohë, do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë përfundimisht për fatin e Presidentit.