E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla: Korrupsioni përfshin anëtarët e qeverisë

"Korrupsioni po përmbys këte regjim dhe të përfshirë në të janë të gjithë anëtarët e qeverisë". Ky ishte reagimi i deputetit të PS-së Taulant Balla ndërsa nga selia rozë akuzoi dhe kryeministrin Berisha si autorin e 21 janarit.
 

“Qeveria e Shqipërisë i ngjan jo më shumë se kurrë një barrë kusarësh, jo se ka fituar vota, po se u ka vjedhur votat për tu zgjedhur. Eshte një regjim që nuk qeveris, që nuk punon por vret e vjedh. Mjafton të shohim se cilët janë njerezit e regjimit për të kuptuar se ky entitet nga Berisha nuk e ka vendin tek Këshilli i Ministrave, e per skandale që nuk kanë të sosur”.
 

Në vazhdën e skandaleve të publikuara, Balla akuzoi një sërë ministrash, të cilët dipas tij janë të korruptuar.
 

“Ministri i Financave është kthyer në një perandori duke u shitur shqiptarëve kasat fiskale në të cilat qëndron ai vetë. Meta, aeleati kryesor i qeverise, i majmur nga korrupsioni i qeverisë. Meta ka ende kurajo të bëjë fushatë” tha më tej Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›