Hammaberg Keqardhje per akuzat per Prokurorine bashkepunoni

Pas nje vizite disa ditore ne Tirane Komisioneri per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Europes Thomas Hammaberg ka publikuar nje raport ku theksohet kerkesa per bashkepunimin e forcave politike me organin e akuzes per hetimin e 21 janarit.
Ai ka shprehur keqardhje ne lidhje me konstatimin nga ana e tij te akuzave ne adrese te institucionit te Prokurorise. Hammaberg theksoi ne lidhje me 21 janarin se per kete ngjarje ka hasur ne dy pershkrime te ndryshme nga dy grupimet kryesore ne vend. Ne raport kerkohet shmangia e nderhyrjeve politike ne hetimet qe po kryen Prokuroria dhe bashkepunimi me te per zbardhjen e kesaj ngjarjeje.
Duhet nje hetim teresor i paanshem dhe i besueshem mbi shkeljet e te drejtave te njeriut qe ndodhen ne Tirane ne 21 janar. shte e domosdoshme qe personat pergjegjes per aktet e dhunshme te japin llogari per to. Kjo eshte e rendesishme si per te vendosur drejtesine ashtu edhe per te parandaluar dhunen ne lidhje me demonstratat dhe protestat politike ne te ardhmen tha ai .