E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla Ne Librazhd komunat eizoluara qeveria te nderhyje

TIRANE- Deputeti Taulant Balla i ben thirrje qeverise per te mbeshtetur me fonde emergjente 7 komuna te Librazhdit te cilat prej ditesh jane te izoluara nga bora. Deputet i ketij qarku nepermjet nje deklarate per shtyp i kerkon qeverise te mbeshtese me fonde emergjence komunat e Stebleves Lunikut Orenjes Qendres Rrajces Stravajt Qukesit.

Duke ndjekur me kujdes te vecante situaten e krijuar nga reshjet e shumta te debores qe kane shkaktuar bllokimin e rrugeve te shume fshatrave te Librazhdit ne ushtrim te pergjegjesise time si deputet i Librazhdit i bej thirrje Qeverise te mbeshtese me fonde emergjence komunat e Stebleves Lunikut Orenjes Qendres Rrajces Stravajt Qukesit. Ne keto komuna ka shume fshatra me rruge te bllokuara. Keto komuna e kane te pamundur te perballojne shpenzimet per zhbllokimin e rrugeve nderkohe qe mbeshtetja nga Keshilli i Qarkut Elbasan mungon teresisht. Gjithashtu qeveria te vleresoje mundesite e mbeshtetjes me ushqime per zonat e bllokuara.- shkruan Balla ne deklaraten e tij per shtyp te cilen e ka publikuar dhe ne faqen e tij ne facebook.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›