E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedeklarimi Tatimetende te papergatitura

TIRANE- Projekti i deklarimit te te ardhurave nga qytetaret do te filloje te zbatohet qe kete vit per here te pare ne Shqiperi dhe parashikohet te mbyllet ne muajin shtator kur eshte edhe afati perfundimtar per dorezimin e deklaratave. Por sa jane shanset qe reforma me e re fiskale te implementohet ne Shqiperi nderkohe qe evazioni fiskal eshte i pranishem edhe ne vende me nje tradite shume te hershme te kontrollit te shtetit Ekspertet e administrates tatimore thone se procesi mund te kerkoje tre vjet kohe deri sa te nise zbatimi i tij. Sipas kesaj skeme cdo qytetar duhet te ruaje faturat me qellim qe te justifikoje shpenzimet e bera por jo vetem te ardhurat dhe taksat gjate gjithe viteve. Por Ministria e Financave i ka djegur etapat duke e futur ligjin ne fuqi qe nga 2012-a qe do te thote praktikisht se shqiptaret duhet te fillonin te ruanin cdo fature qe nga 1 janari i vitit te kaluar.
Kjo eshte nje nisme e cila eshte e njohur edhe ne vende te tjera madje nga specialistet fiskale konsiderohet si e domosdoshme por e parakohshme per kushtet e Shqiperise.
Ne fakt me pragun e te ardhurave prej 2 milione lekesh te vjetra ne vit qe ishte vendosur fillimisht rezultoi se numri i deklaruesve do te varionte rreth 1.2 apo 1.6 milione. Per te shmangur veshtiresite ne perpunimin e nje numri kaq te larte te deklaratave ministria e Financave ndryshoi ligjin duke propozuar rritjen e pragut te deklarimit nga 200 mije ne 2 milione leke te reja duke sjelle keshtu edhe nje ulje te numrit te deklaruesve. Megjithate ne vitet ne vijim pritet qe ky prag te ulet gradualisht per te perfshire ne skemen e deklaruesve rreth 1.6 milione qytetare. Absurdi me i madh ne kete mes eshte fakti i mungeses se detyrimit per organet shteterore lidhur me nje kontroll te organizuar per verifikimin e deklarimeve. Ligji nuk parashikon procedure te verifikimit te te dhenave te deklaruara nga individi deklarues.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›