Balla Pas raportit KQZ-ja nuk ekziston me
Partia Socialiste ka riperseritur akuzen per manipulim te zgjedhjeve edhe dje me rastin e zhvillimit te tyre ne Komunen Shale. Sekretari i Grupit Parlamentar Taulant Balla akuzoi me kete rast Kryeministrin Sali Berisha si perserites ne traditen e manipulimit elektoral qe sipas tij eshte konfirmuar serish ne komunen e fundit ku mbahen zgjedhjet e 8 majit. Sali Berisha nuk heq dore nga vjedhja e zgjedhjeve. Rasti me i fundit eshte ai i Komunes Shale ku perballe frikes per humbjen e kandidatit te tij Saliu ka urdheruar Ristanin qe ti numeroje ai votat e kesaj komune ne Komisionin Qendror te Vjedhjeve tha Balla duke iu referuar vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te bere numerimin e fleteve te votimit ne Tirane. Sipas tij veprimtarine manipuluese ne zgjedhje e verteton jo vetem perpjekja per te imponuar rezultatin ne kete komune por edhe fakti se ai u pergjigjet situatave te krijuara qe ne raundin e pare dhe qe kane sjelle ashpersimin e gjuhes nga OSBE-ODIHR ne raportin e tij. Nuk mund te kete nje rezultat te drejte nga kjo KQZ qe identifikohet nga raporti i OSBE-ODIHR-it si institucioni qe shkaterroi zgjedhjet lokale te 8 majit. OSBE-ODIHR ka kerkuar shprehimisht riformatimin e KQZ te Ristanit e Saliut cka do te thote se ky institucion sot nuk ka me asnje lloj legjitimiteti e besueshmerie. Pas ketij diskreditimi nga arbitri nderkombetar i zgjedhjeve qe konfirmoi te gjitha akuzat e opozites ne adrese te KQZ ky institucion praktikisht ka reshtur se ekzistuari tha Balla.